Teatri kombëtar i Maqedonisë vlerëson sukseset e vitit 2019

57

Në Teatrin kombëtar të Maqedonisë vitin e kaluar janë realizuar më tepër se 240 shfaqje dhe evenimente, të vizituar nga mbi 84.500 shikues, deklaroi sot TKM, duke vlerësuar se me sukses e kanë mbyllur vitin 2019.

“Me rastin e 74 vjetorit të premierës së parë në skenën e Teatrit kombëtar të Maqedonisë – Shkup, më 3 prill të vitit të kaluar në galerinë e teatrit ishte hapur ekspozita me titullin “Nga teksti në shfaqje: drama të Maqedonisë në skenën e TKM-së”. Ekspozita vazhdon të jetë e hapur dhe aktuale dhe vazhdimisht vizitohet nga një numër i madh i vizituesve, nga studentë e deri në nxënës të shkollave fillore dhe të mesme”, thonë nga TKM.

Përvec pjesmarrjes së lartë nga publiku vendas në TKM, shfaqjet janë ndjekur edhe nga shumë artdashës nga vende të huaja.