Telefoni i Janevës që pretendohej të kishte humbur në Beograd është gjetur në Maqedoni

66

Telefoni që Katica Janeva pohonte se e kishte humbur në Beograd është gjetur në vend, thonë burime të Alsat, duke shtuar se telefoni celular është gjetur jashtë qytetit të Shkupit.

Telefoni tashmë është konfiskuar dhe do të kryhet ekspertizë për të vërtetuar nëse ka pasur komunikim midis Katica Janevës dhe të dyshuarve në rastin “Reket”./ALSAT