Tërnava: Nuk ka kushte për hapjen e xhamive

14

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një konferencë nga Bashkësia Islame e Kosovës, ka thënë se tani për tani nuk ka kushte për hapjen e xhamive.

Ky vendim erdhi pas konsultimeve me drejtorin e Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani dhe mikrobiologun Lul Raka.

MARKETING 420 x 60

Tërnava i ka falënderuar Ramadanin dhe Rakën për gjithë punën që e kanë bërë dhe tha se mendimi i tyre është që xhamitë të mos hapen pasi ende nuk janë krijuar kushtet për këtë.

“Nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive në Kosovë. Kështu janë mendimet e ekspertëve të kësaj fushe. Unë nuk e njoh këtë sëmundje, por këta kolegët këtu që kanë punuar natë e ditë për ne, do të japin mendimin e tyre për këtë. Ne do të shohim për mundesinë e parë për t’i hapur shtëpitë e Zotit”, tha Tërnava.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se mbyllja e xhamive ka qenë falënderimi më i madh që besimtarët kanë mundur t’i bëjnë për mjekët në këtë kohë.

Ramadani shtoi se shpreson që shumë shpejt do të mund të shohin mundësitë për hapjen e xhamive.

“Ky është falënderimi më i madh i Bashkësisë Islame, për të mbyllur foltoret në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit. Ne nuk i kemi ndalur lutjet, lutjet janë bërë për cdo qytetarë e besimtarë, par Zotit jemi falur sepse nuk kemi mundur ndoshta në isntitucionet fetare, por i kemi bërë në ato kushte që i kemi pasur. Besoj se situata epidemiologjike do të shkojë  duke u përmirësuar pas rezultateve dhe besojmë se shpejt do të mblidhemi në një konferencë kështu dhe të lajmërojmë për ndonjë mundësi që të hapen edhe xhamitë”, tha Ramadani.