Tetova në top treshin sa i përket ndotjes më të madhe të ajrit

21

Kërçova dhe Manastiri mbrëmë ishin vendet me ndotje më të madhe të ajrit, tregojnë të dhënat nga stacionet matëse.

Pas tyre radhiten Tetova dhe Gostivari, ku ajri gjithashtu ishte shumë i ndotur, ndërsa ajër me ndotje mesatare ka pasur në qytetet Shkupit dhe Velesit, Kavadarit, Strumicës dhe Koçanit.

Kumanova ka pasur ndotje të ulët mbrëmë, ndërsa qyteti i Dibrës ishte qyteti me ndotje më të vogël të ajrit në vend.