Teuta Arifi inspekton punimet në rekonstruksonin e kopshteve

33

E para e Tetovës, Teuta Arifi sot ka inspektuar nga afër punimet në rekonstruksionin e kopshteve të qytetit. Ajo në llogarinë e sajë fejsbuk shkruan:

Bashkërisht me stafin dhe drejtoreshën e kopshteve, inspektova punimet në njërin nga kopshtet në pjesën qëndrore të qytetit.

Synimi ynë strategjik është që deri në përfundim të mandatit të gjitha kopshtet të jenë të riparuara, standardizuara me qëllim që vogëlushve të ju sigurojmë kushte sa më cilësore, por në të njëjtën kohë edhe prindët të jenë të kënaqur me atë se ku e kalon fëmija i tyre kohën.

Deri më tani pothuajse me investime vetanake kemi kryer investime në të gjithë infrastrukturën e kopshteve. Paralelishtë kemi punuar edhe ne drejtimin e investimeve për sa i takon invertarizimit të kopshteve dhe ngritjes së cilësisë se ushqimore.

Poashtu vlen të theksohet, se nëpërmjet drejtorisë se kopshteve, kemi ndërtuar edhe programin “Racion Falas” për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të sigurojnë ushqimin ditorë.
Ky sistem funksion tashme 4 vite me radhë.
Me pak punë, angazhim dhe solidaritet mund të bëjmë gjëra të shkëlqyera!

Investimet do të vazhdojnë gjatë gjithë periudhës së verës.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????