THAÇI PUBLIKON DRAFT-REZOLUTËN QË UA DËRGOI DEPUTETËVE PËR MIRATIM

17

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë publike draft-rezolutën që i ka dërguar për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Kosovës.

Thaçi u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të mos injorojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Sipas tij është obligim që të mbështeten dhe realizohen kërkesat e tyre.

Ndryshe deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së djeshme mbajtën një seancë të jashtëzakonshme ku u diskutua gjendja e shqiptarëve në Luginë, si dhe kërkesat e tyre në drejtim të institucioneve të vendit.

Postimi i plotë:

Kjo është draft-rezoluta që ia kam dërguar për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës. U bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos i injorojnë kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne e kemi obligim që t’i mbështesim në realizimin e kërkesave të tyre! HTH