“Thirrja dhe anulimi i takimit të liderëve”, a ishte manipulim i Zaevit për të tërhequr vëmendjen nga skandalet?

87

Edhe pse Zoran Zaevi kishte thirrur takim liderësh ditë më parë, ajo nuk do të mbahet sot. Kështu kanë bërë të ditur vonë mbrëm burime të besueshme qeveritare për Televizionin Alsat – M, transmeton TopAlNews. Takimin e liderëve e kishte refuzuar kreu i VMRO-së, Hristijan Mickovski. duke i vendosur kushte Zaevit që në tryezë si kusht i parë i bisedimeve të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kërkesën e opozitës maqedonase, kryeministri e kishte refuzuar, duke shprehur qëndrimin e tij se do ta mbaj takimin e liderëve, pamvarsisht merr apo nuk merr pjesë Mickovski.

Thirrja e takimit dhe anulimi i tij, ka ngjallur shumë dilema në opinion, madje duke e cilësuar thirrjen e kryeministrit si një manipulim të radhës për të mbuluar skandalet e fundit që kanë përfshirë qeverinë, largimi i prokurores speciale, Katica Janeva dhe rasti “reket” (zhvatja). Mos dhënia e detajeve për anulimin e takimit të liderëve hedh hyje dyshimi se kryeministri Zoran Zaev, nuk arrinë ende të bind VMRO-në të ulet në tryezë apo edhe ky mund të jetë një bllof i radhës i qeverisë, e njëjta si telefonata me komedianët Rus.

Nuk dihet se a do të ketë takim liderësh ditëve të ardhshme./TopAlNews/