Ka rënë në prangat e policisë një 29-vjeçar që dyshohet se i shkaktoi një kompanie telefonike jashtë vendit një dëm prej 510 000 euro, së bashku me 9 persona të tjerë.
Në vijim të operacionit “ÇENTRALISTI” u arrestua i riu me iniciale F. P., banues në Berat.
29-vjeçari ishte i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi urdhërin e ndalimit për të më 19.02.2018 për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
“F. P., 29 vjeç banues në Berat, në bashkëpunim me nëntë shtetas të tjerë, të ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm, duke kryer aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonie celulari (jashtë shtetit Itali).
Së bashku shtetasit kanë përdorur aplikacione dhe platforma të kundraligjshme realizuar në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet përkatëse të punës që kanë kryer pranë një kompanie Call-Center në Tiranë, dhe duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar ksaj kompanie,”-raporton policia.
Ndalimi i 9 personave u bë më 27 shkurt 2019, pasi hetimet kishin filluar 8 muaj më parë.
Ndërkohë u proceduan në gjendje të lirë edhe 5 shtetas të tjerë, ndërsa 6 u shpallen në kërkim, mes tyre edhe 29-vjeçari.
Të ndaluarit më 27 shkurt janë:
J. F., 36 vjeç, banues në Tiranë
A. V., 30 vjeç, banues në Fier
E. K., 33 vjeç, banues në Tiranë
F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë
S. B., 35 vjeç, banues në Tiranë
A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë
O. S., 22 vjeç, banues në Tiranë
A. G., 38 vjeç, banues në Tiranë
D. O., 25 vjeç, banues në Tiranë
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
/Ora News.tv/