Ish-ministri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov në Click Plus në TV21 tha se dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM duhet të fillojnë procesin e pajtimit.
Sipas Todorovit, duhet të ketë pajtim, sepse vendi aktualisht është shumë i ndarë dhe njerëzit e urrejnë njëri-tjetrin vetëm për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike.