Tottenham do shqiptarin Hysaj dhe Florenzi-n

11

Tottenham Hotspur po e konsideron mundësinë e transferimit të Elseid Hysajt dhe Alessandro Florenzi-t, sipas raportimeve nga Gianluca DiMarzio-s.

Finalisti i Ligës së Kampionëve po i shqyrton opsionet e volitshme për ta zëvendësuar Kieran Trippier në krahun e djathtë të mbrojtjes, i cili dje u transferua te Atletico Madrid për 20 milionë euro.

MARKETING 420 x 60

Ndërkaq tani, përfaqësuesi i Shqipërisë që luan te Napoli, si dhe Florenzi i Romës, kanë dalë si dy opsione të mundshme për Maurizio Pochettino-n.

Madje, që të dy mund të vijnë në “Tottenham Stadium” në rast se Serge Aurier ndjek hapat e Trippier duke u larguar nga londinezët.