Saturday, April 16, 2022
Ballina Politikë Kosovë Tri ditë nga seanca konstituive, LVV-LDK ende pa marrëveshje

Tri ditë nga seanca konstituive, LVV-LDK ende pa marrëveshje

29

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ende nuk kanë arritur të dakordohen rreth marrëveshjes për bashkëqeverisje, ndonëse kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, që do të mbahet më 26 dhjetor, në ora 15:00.

Posti i presidentit ka mbetur pika ku Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të gjejnë gjuhë të përbashkët.

LDK po insiston që presidenti të jetë pjesë e marrëveshjes.

Ndryshe, ditë më parë Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada amerikane, ajo britanike kanë kërkuar që sa më shpejtë të formohen institucionet e vendit.

Edhe dy deputetët e Bundestagut gjerman Peter Beyer dhe Christian Shmidt gjatë një konference për media në Prishtinë javën e kaluar kërkuan që sa më parë të formohet qeveria.

Ata u shprehen se asnjëra parti nuk duhet të bllokojnë njëra-tjetrën, por duhet të gjejnë një zgjidhje të besueshme.