Tri lule për tavolinën tuaj të punës

8

Në dorën tuaj është që të zvogëloni ekspozimin ndaj rrezatimeve të dëmshme me ndihmën e bimëve të cilat “ushqehen” me to dhe i thithin si sfungjer

Gjithsesi mbani në afërsi tabletë dhe kompjuterë.

MARKETING 420 x 60

Lulja e parë për zyrën tuaj është aloe vera. Me siguri pyesni përse? Aloe vera thith rrezatimet elektromagnetike të monitorit të kompjuterit tuaj dhe të aparatit celular.

Aloe vera është stoli shumë e bukur për çdo zyrë dhe ajo që është më e rëndësishme nuk kushton shumë.

Ujitet një herë në javë dhe nuk i përshtatet ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj rrezeve të diellit. E përsosur për zyrë.

Lulja tjetër është kaktusi. Ai është i lirë dhe mund ta blini në ngjyra, forma dhe madhësi të ndryshme.

Kaktusi i absorbon të gjitha rrezatimet e dëmshme në hapësirë të vogël.

Ndërsa lulja tjetër e cila duhet të zbukurojë tavolinën tuaj të punës është spatifilumi. Kjo lule është e njohur për shkak që ushqehet me rrezatime të dëmshme, andaj është ideale që ta vendosni pranë televizorit apo kompjuterit.

Është e thjeshtë për mirëmbajtje, ujitja e rregullt do të jetë kujdesi i mjaftueshëm për këtë lule, e cila nuk ka nevojë për shumë dritë. Ideale për zyrë.

Mbani në mend – këto tri lule janë të përsosura për dezinfektim të hapësirës. Meqenëse është mirë t’i mbani në zyrë, po ashtu është mirë t’i mbani edhe në shtëpi.