Trilogjia mes Furyt dhe Wilderit pritet të zhvillohet më 3 tetor shkaku i coronavirusit

7

Boksieri britanik, Tyson Fury thuhet se do të kthehet në Las Vegas më 3 tetor për luftën e tij trilogjike me amerikanin Deontay Wilder.

Përballjet mes dy boksierëve të njohur të peshave të rënda, Fury dhe Wilder kanë qenë ndër më interesantet viteve të fundit.

MARKETING 420 x 60

Meçi i parë përfundoi me barazim të çuditshëm, ndërsa përballja e dyte u fitua me nokaut nga anglezi Fury.

Mes dy boksierëve ishte paraparë edhe një para-kontratë, ku thuhet se do të zhvillohej meçi i tretë ose trilogjia.

Kjo parashihej të ndodhte me 18 korrik para një përballje të mundshme ndaj Anthony Joshuas, por situata tashmë ka ndryshuar.

Sipas mediumit The Athletic, tani kemi një datë tjetër në ditar, edhe pse organizatorët këmbëngulin se ndeshja nuk ka lëvizur për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

Ky medium raporton se përballja pritet të zhvillohet më 3 tetor, pasi edhe kampet e dy boksierëve preferojnë një datë në sezonin e vjeshtës.

Fitimet nuk do të ndahen barabartë kësaj radhe, por Wilder do të fitojë 40 për qind dhe Fury 60 për qind këtë herë.