Turisti britanik u qëllua për vdekje në Argjentinë, derisa e mbronte të birin e gruas nga plaçkitësit

22

Ky është momenti i tmerrshëm, kur plaçkitësit e armatosur e qëlluan një turist britanik dhe e plagosën rëndë thjeshtrin e tij, para një hoteli me pesë yje në Argjentinë.

Mattheë Charles Gibrand u qëllua për vdekje nga një grup që lëviznin me motoçikleta, në një pritë në Buenos Aires, derisa djali i gruas së tij, Stefan Joshua Zone pësoi plagë të rënda, transmeton Telegrafi.

Ata e qëlluan me plumb në këmbë dhe dorë, kur Zone refuzoi t’ju jepte bagazhin që kishte në dorë, derisa njerku tij nisi t’ju kundërvihej për t’i larguar.

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, tregojnë momentin dramatik kur ai vazhdon t’i mbajë valixhet, ndërsa ata i godisnin fuqishëm nëpër trup. Derisa, njëri prej tyre, nxori armën dhe e qëlloi të vdekur.

Në ndihmë të plagosurit, kanë shkuar tri autoambulanca, sepse ai kishte humbje të mëdha të gjakut, ndërsa është nën kujdesin intensiv në spital.

Forcat e rendit janë vënë në kërkim të grupit të plaçkitësve, të cilëve iu doli situata prej kontrolli dhe kryen krim të rëndë, derisa po provonin të plaçkitnin. /Telegrafi/