‘TVSH-ja ime’, më 4 janar ndahen 15 dhurata me nga 100.000 denarë

40

Ministrja e Financave, Nina Angellovska tha se rezultatet e lojës shpërblese ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’ po jep rezultate dhe për 15 ditë në dhjetor, pasi filloi loja shpërblyese janë skanuar aq llogari sa në periudhën paraprake përafërsisht prej një muaji ka pagesë më të madhe të TVSH-së.

“Nga korriku i vitit të kaluar mesatarisht në muaj janë skanuar nga tetë milionë llogari fiskale. Tani vetëm në dhjetor kemi 12,5 milionë llogari fiskale, gjegjësisht rritje prej mbi 53 për qind. Nëse e marrim periudhën prej 15 dhjetorit deri më 31 dhjetor kemi tetë milionë llogari fiskale të skanuara, gjegjësisht për 15 ditë janë skanuar aq sa mesatarisht janë skanuar në periudhën paraprake gjatë një muaji” tha ministrja e Financave Nina Angellovska.

Sipas saj, me rëndësi është të bisedohet edhe për pagesë më të madhe të TVSH-së, gjegjësisht në dhjetor rritja e pagesës së TVSH-së arrin 12%, ndërsa TVSH-ja e paguar për llogaritë e skanuara shënon rritje prej 59%.

Angellovska theksoi se numri i përdoruesve të rinj por rritet dhe se tani ka 200 mijë përdorues. Ajo rikujtoi se 15 dhuratat e para me 100.000 denarë do të ndahen më katër janar në terminin e lotarisë në Kanal 5.