Sot në qytetin e Ohrit u sulmua fizikisht këshilltari i Besës, Xhemal Mena nga këshilltari i BDI-së, njofton TopAlNews. Pas reagimit të kësaj partie dhe dënimit të sulmkt që ia bën, sekretari organizativ i kësaj partie, Adnan Azizi, ka vizituar në Ohrin, Xhemal Menën.
Këshilltari Mena duket në gjendje të mirë shëndetësore. pas marrjes së ndihmës nga spitali i Ohrit.
Pas sulmit, Lëvizja BESA kërkoi menjëherë nga organet kompetente ta marrin seriozisht këtë rast dhe se, siç thuhet në reagimin e tyre, këtë rast ata do e paraqesin edhe në ambasadat e huaja.