Ukraina dhe Maqedonia e Veriut shfuqizojnë vizat për lëvizjen e qytetarëve

19

Prej dje ka hyrë në fuqi regjimi pa viza në mes Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut.

Këtë e ka njoftuar edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës, Andrij Zajac.

“Fillimi i regjimit pa viza me Maqedoninë e Veriut, do të thotë shfuqizim i vizave afatgjate dhe afatshkurte. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, të cilët posedojnë pasaporta biometrike, do të mund të udhëtojnë në shtetin tjetër dhe të qëndrojnë 90 ditë”, ka shkruar Zajac.

Ndryshe, Qeveria e Ukrainës më 21 gusht e miratoi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për kushtet për shfuqizimin e regjimit të vizave.

Ndërsa më 18 dhjetor të dy shtetet nënshkruan marrëveshje për shfuqizimin e vizave afatshkurte dhe afatgjate, si dhe fillimin e regjimit pa viza.