Unitedi zbulon shifrën që kërkon për Pogban

14

Manchester Unitedi ka zbuluar vlerësimin e tyre për mesfushorin francez, Paul Pogba.

Pogba erdhi si transferim i madh në Old Trafford nga Juventusi, duke thyer rekordin botëror të shifrave të shpenzuara për një futboll.

Megjithatë, përvec sezonit të parë, Pogba ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij te Unitedi dhe të dy palët janë të pakënaqura.

Situata e tij ka bërë që Pogba të kërkohet me ngulm nga klubet e mëdha evropiane si Real Madridi, Juventusi dhe Paris Saint-Germain.

Djajtë e Kuq mbeten të gatshëm të ndahen me mesfushorin francez dhe do të bien dakord për një shitje vetëm nëse merret një ofertë e madhe parash.

Sipas mediumit britanik Daily Star, Unitedi do të kërkojë 150 milionë funte apo rreth 180 milionë euro nga çdo marrëveshje që përfshin shitjen e Pogbas në janar.