Ura nëBit Pazar, autoritetet ende pa zgjidhje

15

Derisa ura për këmbësorë në Bit Pazar nuk mbyllet ose të shpallet e pavlefshme, kalimi illegal nën këtë urë asnjëherë nuk do bëhet legal dhe i lejuar për këmbësorët. Kreu i Qytetit të Shkupit Shilegov tha se akoma nuk ka marrë një përgjigje nga Komuna e Çairit për largimin e urës. Shilegov kujtoi kreun e Çairit Visar Ganiun se në të njëjtin vend nuk mund të ekzistojë kalim dhe urë për këmbësorët. Përderisa prej vitesh nuk ka një zgjidhje për urën në Bit Pazar, Shilegov sot promovoi butonin testues për rregullim të semaforëve për këmbësorë në lagjen Aerodrom, i cili ju mundëson qytetarëve të sigurt dhe pa frikë ta kalojnë kalimin e këmbësorëve.

Unë pres nga Komuna e Çairit të prononcohet për përdorimin e urës. Ekzistimi I urës pamundëson të vendoset kali për këmbësorë. Ura, ashtu siç është për momentin ëshhtë në gjendje jo të mirë, i pasigurt dhe jo I mirmbajtshm për kalim të qytetarëve. Është përgjegjësi I Komunës së Çairit, pres nga komuna që ura ose do të vendoset në përdorim ose do të sjellim vendim të përbashkët se e njejta duhet të largohet. Përfundimisht duhet të kemi zgjidhje ligjore për kalimin jo legal në Bit Pazar- deklaroi Petre Shilegov, kryetar I Shkupit.

Kreu i Çairit Visar Ganiu tha për Alsat se mbyllja e urës nuk është e lehtë për shkak se studimi fizbiliti ka treguar se kjo urë është e nevojshme për qytetarët dhe mbyllja e saj do të bart edhe përgjegjësi. Ndërsa, Oda e Tregtarëve ditë më parë vlerësoi se kalimi në Bit Pazar duhet të jetë funksional pasi ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e bizneseve në Bit Pazar dhe Çarshinë e vjetër të Shkupit.

Në qoftë se ka diçka për mu hek ose për mu mbyll në këtë vend, është vet ura e cila duhet të largohet. Më duket shumë banale, e pakuptueshme dhe e pakapshme çka i pengon qytetit të Shkupit ose komunës së Çairit me vendos shenja ose vija të bardha. E dyta zgjidhje që është më efikase dhe më e mira është që aty me vendos semaforë. Sikur që është para 26 korrikut. Edhe semaforët shumë lehtë rregullohen- tha  Ekrem Dolek, Oda e Tregtarëve.

Derisa të gjendet gjuhë e përbashkët për kalimin ilegal në Bit Pazar, Shilegov tha se së shpejti do të vendosen semaforë në Bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” ku javën e kaluar u aksidentuan tri vajza të mituara. Sipas Shilegovit, tashmë po punohet projekti I trafikut për këtë rrugë dhe njejta do ti dorëzohet Ministrisë së Punëve të Brendshme për miratim.