Ursula von der Leyen shprehet optimiste për bisedimet e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

2

Kryetarja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen tha se shumë shpejt, ekipi i saj do të paraqesë metodologjinë e re për zgjerimin e BE-së.

Ajo bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së të mbeten të përkushtuara në çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Von der Leyen theksoi se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë kyç për marrëdhëniet mes vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian.

“Nëse duam Samiti i BE-së në Zagreb të jetë i suksesshëm duhet ta përfundojmë detyrën tonë. Për këtë shkak, për disa javë do ta paraqesin metodologjinë e zgjerimit dhe do të hapin perspektivën për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë”, tha Ursula von der Leyen.

Ajo konsideron se është mirë që pikërisht Kroacia gjatë kësaj periudhë do të kryesojë me Këshillin e BE-së për shkak se ky vend i din problemet e rajonit por gjithashtu është e vetëdijshme për fuqinë e perspektivës evropiane dhe se pikërisht kjo mund të ndikojë në mënyrë pozitiv në transformimin e vendeve dhe të ekonomisë.

Loading...