Uruguai konfiskoi sasinë rekorde të kokainës që peshon afro gjashtë ton

8

Në Uruguai është konfiskuar sasia rekorde e kokainës, që peshon afro gjashtë ton, ndërsa cilësohet si pengesa më e madhe që iu është bërë trafikantëve të drogës në historinë e këtij shteti.

Oficerët detarë dhe doganorë kapën 4.4 ton drogë në portin Montevideo, që ishte fshehur në katër kontejnerë me miell soje, të destinuar për Lome, kryeqytetin e Togos, transmeton Telegrafi.

MARKETING 420 x 60

Derisa pak më vonë, në një fermë janë gjetur edhe 1.5 tonë të tjera kokainë. Kjo sasi rekorde e drogës, vlerësohet se sikur të dilte në treg mund të shitej deri në mbi një miliard euro.

Ndalesa është bërë në kohën, kur Uruguai është bërë një qendër e rëndësishme për transitin e drogës, nga Amerika Latine për në Afrikë dhe Evropë.

Gjatë muajit nëntor, autoritetet kishin konfiskuar rreth tre ton kokainë, që konsiderohej si një rerd, derisa u bë ky konfiskim, si pjesë e planeve për ndalimin e trafikimit të drogës.

Ndalesa e parë prej 4.4 tonelatash, është zbuluar në portin e Montevideo, kur skanerët vërejtën diçka jo normale në kamionët që thuhej se transportonin miell soje.

Ministria e Brendshme e ka shpërndarë një imazh në Twitter, ku tregon një pjesë të kokainës së gjetur në një fermë, ku u gjet një sasi prej 1.5 ton.