Ish-ambasadori i Belgjikës në Maqedoni, Petter Vanhoutte, nëpërmjet një statusi në Facebook ka ironizuar presidentin aktual të SHBA-ve, Donald Trump. Ai shkruan se, nëse ndodh që Trumb humb garën për president në Amerikë, atëherë mund të aplikojë si president në Kosovë, pasi vendi i presidencës atje është i lirë, shkruan Albanews24.
“Duke ndjekur zhvillimet e pabesueshme zgjedhore në SH.B.A. Meqenëse ka një vend të lirë pune për President në Kosovë, ndoshta Trump mund të aplikojë atje?”, shkruan Vanhoutte.
Përndryshe Vanhoutte njihet si ambasadori më i zëshëm në Maqedoni për ish-qeverisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Ai poashtu ishte ndërmjetësuesi mes partive politike gjatë kohës kur u arrit marrëveshja e Përzhinës /Albanews24/