Vdes 24 – vjeçari nga zjarri i shkaktuar në Tetovë

66

Gjatë ditës së sotme ka humbur jetën 24 vjeçari A.S i cili gjatë shpërthimit të djeshëm kishte marrë lëndime të rënda trupore në banesën e tij në Tetovë.

Nga dita e djeshme deri sot, i ndjeri ka qenë në aparat për frymëmarrje por edhe krahas kësaj, mjekët thonë se thellësia e djegies ka dëmtuar shumë organe vitale të trupit.

Gjatë ditës së djeshme, në një banesë në Tetovë plasi një bombolë ku të lënduar mbetën disa persona, ndërsa njëri prej tyre ishte me lëndime më të rënda trupore, gjegjësisht djegie të nivelit të katërt.