Vendoset orë policore prej të enjtes deri të hënën për disa komuna të Maqedonisë së Veriut

113

Ministri i Shëndetësisë në RMV, Venko Filipçe, nëpërmjet konferencës për shtyp ka njoftuar se rikthehet ora policore gjatë fundjavës, njofton Albanews24.

Ai sqaroi se është vendosur ndalim i plotë i lëvizjes së qytetarëve në të gjitha komunat në Shkup, në Komunën e Tearcës, Zhelinës, Jegunovces, Tetovës, Kumanovës, Likovës dhe Shtipit.

E premtja është ditë jo pune për të gjithë qytetarët. Vendoset ndalim i plotë i lëvizjes prej nesër nga ora 21:00 deri të hënën në ora 05:00 të mëngjesit për të gjitha komunat në Shkup, për komunën e Kumanovës, Likovës, Shtipit, Tetovës, si dhe Bogovinës, Brvenicës, Tearcës, Zhelinës dhe Jegunovce. Në të gjitha qytetet tjera, ora policore do të zgjatë nga e enjtja prej ora 21:00 deri të premten në ora 05:00. Për ditët e mbetura, ora policore do të fillojë nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00. Ndalohet edhe vizita e varrezave, përveç në rastet e funeraleve. Për fermerët do të lejohen të lëvizin me leje të veçantë, barnatoret do të funksionojnë pa pengesa, si dhe institucionet shëndetësore. Përjashtimet vlejnë për Ushtrinë, policinë, punonjësit e kujdesit shëndetësor, tregjet ushqimore dhe restorantet. Shëtitja për kafshët shtëpiake mbetet në periudhën e caktuar, ndërsa ndalimi i lëvizjes nuk do të vlejë për personat me aftësi të kufizuara”, tha Filipçe.

Ai sqaroi se 5 qershori është shpallur ditë jo-pune për gjithë qytetarët. /Albanews24/