Vesel Memedi: Gjithë ju kundërshtarët e gjakosur u bëtë bashk, BDI, PDSH, Alternativa dhe LR-PDSH!

176

Vesel Memedi ka adresuar një sërë kritikash edhe për BDI-në, PDSH-në, Alternativën dhe LR-PDSH-në.

“Prej sot e tutje, të gjith ju mund të vazhdoni në realizimin e planeve tuaja për demokraci ose për manipulim, me vet faktin se të gjith ju që ishit kundërshtarë të gjakosur politik në gjith periudhën e kaluar, tani jeni të gjith sëbashku në qeveri, LSDM, BDI, PDSH, Alternativa, një periudhë edhe LR-PDSH, etj. Kombinim më të mirë se kjo nuk mund të gjeni askund, dhe për këtë arsye vazhdoni lirisht, por jo me ne, dhe jo në emër tonë! Faktet dhe argumentet tjera, siqë është rasti i Kondovës, si dhe lojërat e juaja politike me BFI-në dhe me grupet kriminale, nuk do ti numëroj të gjitha, sepse ka një proverb arabe që thotë, “Për të mençurin, mjafton vetëm shenja.” Nëse dikushi nuk i njeh shenjat, mjafton me ia hap rrugën që të arrij atje ku përfundoi pushteti i kaluar, por populli duhet të përgaditet për masakrën e re, që do ta bëjë kjo qeveri e re, ndaj buxhetit të shtetit, ndaj sistemit të drejtësisë, administratës, dhe ndaj integritetit moral të vërtetë të qytetarëve”, përfundoi Memedi.

Loading...