Videot që “ngritën në këmbë” Gjermaninë, dërgojnë mesazhe të fuqishme nga e ardhmja kundër coronavirusit

190

Gjermania ka qenë shembulli që do të duhej ndjekur nga fillimi i pandemisë së COVID-19. Ky vend ka zhvilluar kampanja të ndryshme, testime dhe gjurmimin e rasteve të kontaktit me personat e infektuar me coronavirus, me shpresën që më shpejtë do të gjejnë personat e infektuar.

Numri i rasteve me COVID-19 ishte rritur gjatë valës së parë, por i të vdekurve ka qenë shumë më i vogël krahasuar me vendet tjera të botës, në veçanti me SHBA-të, transmeton Telegrafi.

Sa më herët që zbuloheshin rastet, rriteshin gjasat për ndihmë në zvogëlimin e përhapjes së sëmundjes dhe shpëtimin potencial të njerëzve. E pas një vere relativisht të qetë, vendi është ballafaquar me valën e dytë që ka qenë shumë më e madhe sesa e para.

Në Gjermani mesatarisht brenda ditës raportoheshin 7 mijë raste të reja në pikun e valës së parë. Por, kjo shifër është katërfishuar në valën e dytë, dhe nuk mund të thuhet nëse piku do të lëviz në 25 mijë raste në ditë apo do të jetë edhe më i madh.

Gjermania nuk e ka përfunduar luftën kundër coronavirusit. Ky vend javë më parë ka vënë masat e reja mbrojtëse për të ruajtur shëndetin publik, e këshilluar qytetarët që të ajrosin sa më shpesh shtëpitë e tyre dhe hapësirat e tjera të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së ajrit të ndotur dhe spërkalave.

Ky vend gjithashtu disa javë më parë është mbyllur për t’i dhënë më shumë hapësirë vetëm dyqaneve dhe shkollave. E restorantet, baret dhe vendet e tjera ku mblidheshin qytetarët, janë mbyllur, ndërkaq autoritetet lokale në çdo qytet gjerman kanë ndaluar edhe tubimet.

Kjo lëvizje e re e qeverisë gjermane do të mund të ishte përpjekja më e mirë e zyrtarëve të përzgjedhur, që të bindin qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. E këtë seri të videove sensibilizuese do të duhej ta ndiqnin edhe vendet e tjera të botës.

Deri më tani në YouTube janë publikuar tre video me porosi të qarta. Të gjitha janë më të shkurtra se dy minuta dhe përfshijnë njerëz të moshuar në një dokumentar. Të gjithë janë veteranë të fushatës 2020 për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, sepse ky dokumentar kinse është filmuar në vitin 2060, dekada pas pandemisë që pushtoi botën.

Personazhet flasin se si është dashur të durojnë shumë kur janë ftuar të luftojnë kundër coronavirusit. Trimëria e tyre ka nënkuptuar qëndrimin në shtëpi dhe asgjë më shumë – dhe atë sa më shumë të jetë e mundur.

Heroi i një videoje është një gjysh që ishte 21-vjeç në dimrin e vitit 2020, kur u ftua që të mos ndërmerr ndonjë veprim për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Ai ishte i dhënë pas video-lojërave që nuk pëlqente edhe aq shumë të dilte nga shtëpia edhe para krizës shëndetësore. Trimëria e tij gjatë pandemisë i ka sjellë atij medalje.

“Lenost ka mundur të shpëtojë jetë… dhe unë kam qenë zotëria i asaj”, thotë i moshuari në një moment.

Si çdo dokumentar tjetër që i përkushtohet të kaluarës, edhe të moshuarit kanë lajme të mira. Kanë ndihmuar në luftimin e pandemisë – duke mos bërë asgjë, thjesht kanë qëndruar në shtëpitë e tyre.

E këto video janë bërë virale në rrjetet sociale dhe kanë për cak të sensibilizojnë gjenerata e reja në Gjermani. Pasi që disa nuk besojnë në virus, tjerët mendojnë se nuk do t’ju bëjë asgjë, e disa ishin vetë pacientë të spitaleve gjermane.

Pavarësisht kësaj, organet kompetente shpresojnë që kjo porosi do të mbërrij tek të gjithë. Fundi i fundit, nëse qëndroni sa më shumë në shtëpi dhe shmangni turmat – do të shpëtoni jetë njerëzish.