Vjedhen mbulesat e hekurt të pusetave në disa rrugë të Shkupit

1

Gjatë natës mbrëmë në bulevaret Ilinden, “8 shtatori” dhe rrugën Kryengritja e Karposhit, janë vjedhur mbulesat e hekurta të pusetave.

Nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi në afat shumë të shkurtër të njejtat i ka zëvendësuar.

Rasti është dokumentuar dhe është paraqitur në stacionin policor në Karposh.

Nga NP Ujësjellësi bëjnë apel deri tek qytetarët që të mos vjedhen mbulesat e hekurit të pusetave sepse në këtë mënyrë rrezikohet siguria e qytetarëve dhe pjesmarësve në komunikacion.//Zhurnal.mk