Vjosa ​Osmani sot mban konferencë për media

205

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, të premten (01.05.2020) do të mbajë konferencë për media.

Tema e konferencës nuk është bërë e ditur, por ajo mbahet me fillim nga ora 12:00.

MARKETING 420 x 60

“Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, të premten, më 1 maj 2020, mbanë konferencë për media, me fillim nga ora 12:00”, thuhet në njoftim.

Presidenti Hashim Thaçi i ka dhënë dje mandatin Avdullah Hotit nga LDK-ja që të formojë qeverinë e re, kurse Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar dekretin e presidentit për mandatar në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar si të jashtëligjshëm dhe antikushtetues.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka votat për formimin e Qeverisë së re. ndësa kanë deklaruar po ashtu se kanë dorëzuar kërkesë pë seancë të jashtëzakonshme të cilën kanë kërkuar ta mbajnë të shtunën nga ora 13:00.