VMRO dhe BDI bojkotojnë debatin për Kodin Zgjedhor

13

Debati publik i shumëpërfolur për ndryshimet e propozuara të Kodit zgjedhor u realizua pa praninë e liderëve të partive politike dhe pa përfaqësuesit parlamentar të pjesës më të madhe të partive, edhe pse ishin të ftuar. Në sallën e Kuvendit kishte vetëm ca përfaqësues të LSDM-së, parti e cila i mbështet ndryshimet. Mendimin e tyre e dhanë ekspertët. Profesorët Svetomir Shkariq dhe Aleksandër Spasov janë për uljen e numrit të njësive zgjedhore.

Nuk ka asgjë më natyrale se një njësi zgjedhore, gjithë vendi të jetë një njësi sepse vetëm nën këto kushte mund të sigurohet baraza e të drejtës zgjedhore por me kusht që të shikohet më thelbësisht mënyra e ndarjes së mandateve –  deklaroi Svetomir Shkariq, profesor në pension.

Në çfarë e bazoj qëndrimin tim se duhet të ulet numri i njësive zgjedhore dhe eventualisht të zbatohet vetëm një njësi zgjedhore, dhe për këtë shumë pak flitet në vendin tonë dhe këto janë ndryshimet demografike. Ne kemi migrime të brendshme dhe të jashtme të cilat e kanë ndryshuar strukturën e popullsisë në vendin tonë – u shpreh Aleksandër Spasov, profesor, këshilltar i Presidentit.

Nënshkruesit e nismës janë të bindur se kanë mbështetjen e 65 deputetëve, numër i mjaftueshëm për miratimin e ndryshimeve.

Të demokratizohet dhe të pluralizohet Maqedonia dhe të mundësohet që secili subjekt politik ose individ të mund të garojnë në zgjedhje i vetëm. Të mos jenë të detyruar të bëjnë koalicione – tha Liljana Popovska, deputete e nismës.

Përfaqësuesit e KSHZ-së janë të gatshëm të zbatojnë ndryshimet kurse e shumta që mund të kenë nevojë është një softuer i ri për llogaritjen e mandateve. Propozimet për ndryshim të Kodit zgjedhor përfshijnë modelin me një njësi zgjedhore, lista të hapura të kandidatëve për këshilltarë dhe barazi gjinore në lista. BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja kanë dorëzuar rreth 6 mijë amendamente të cilat janë akoma në fazë përkthimi.