Thursday, May 13, 2021
Ballina Politikë Maqedoni VMRO DPMNE bën thirrje të anulohet matura shtetërore për shkak të coronavirusit

VMRO DPMNE bën thirrje të anulohet matura shtetërore për shkak të coronavirusit

18

Milka Trimçevska ngaVMRO DPMNE nëpërmjet një konferencë për shtyp tha se “në vend që të rregullohet kaosi në arsim, ai vetëm se po rritet.

Ajo thotë se për një muaj të tërë përmes mediave dhe konferenca për shtyp si parti kanë ofruar zgjidhje për përfundimin e arsimit për këtë vit shkollor.

“Në vend të zgjidhjeve, nga krerët në arsim, nga MASH, dërgohen paqartësi të vazhdueshme me kërkesa të pabazuara. Një gjë e tillë krijon trysni edhe ndaj nxënësve edhe ndaj profesorëve”, thotë Milka Trumçevska.

Ajo shton se autoritetet dhe ministria duhet ta kuptojnë seriozitetin dhe momentin dhe të pranohet kërkesa për heqjen e maturës shtetërore.