VMRO DPMNE: Dimitrov është i përfshirë në aferën ‘Haraçi’

5

Partia opozitare maqedoanse VMRO DPMNE përmes një kumtese thotë se “Nikolla Dimitrov është i përfshirë në aferën ‘Haraçi’.

“Dëshmitari në proces tha se e ka njoftuar ambasadorin për kërcënimet dhe zhvatjen prej dy milionë eurove, i cili më vonë e ka njoftuar Dimtirovin për krimin dhe zhvatjen nga ana e partnerëve të preferuar medial të Zaevit”, thuhet në kutesën e VMRO DPMNE-së.

MARKETING 420 x 60

Nga VMRO DPMNE thonë se në vend që menjëherë të denoncojë krimin për të cilën është informuar, Dimitrov e ka mbuluar.

“Cilët janë motivet e kësaj sjelljet, duhet të vërtetojë ndonjë hetim në të ardhmen. Mosparaqitja është vepër penale”, shprehen nga VMRO DPMNE.

Ata shtojnë se Dimitrov ka gënjyer kur para disa muajve deklaroi se nuk ka qenë i njoftuar me zhvatjen dhe më pastaj tha se ka një vërejtje për bisedën me ambasadorin.

“Nëse ka dokument zyrtar, opinioni ka të drejtë të shoh çfarë përmban ai dokument. Nikolla Dimitrov të mos fshehë dokumentin dhe të mos fshehë të vërtetën. Ta dorëzojë në Prokurori, për shkak se edhe ai e din se me ligj ka përgjegjësi për atë që fsheh veprën penale”, shprehen nga kjo parti duke shtuar se me deklaratat se ai nuk është i përfshirë dhe nuk ka pasur njohur me zhvatjen filloi të gënjejë njëjtë sikur shefi i tij, Zaev.

Përgjegjësi, sipas VMRO DPMNE-së, duhet të ketë nëse Dimitrov ka ditur për zhvatjen dhe nuk e ka denoncuar.