VMRO DPMNE-ja bllokon miratimin e ligjeve

12

Edhe pse VMRO-DPMNE-ja përmes debateve të gjata, me replika dhe kundër-replika vijon të zvarrisë miratimin e ligjeve në Kuvend, koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski akuzon pushtetin për obstruksione. Micevski thotë se miratimi i ligjeve zvarritet për shkak të mungesës së koordinimit mes partive në pushtet.

Lidhur me akuzën për bllokimin e Kuvendit, ja edhe një dëshmi se humbën edhe një orë nga tre katër ditë pune sa i kanë mbetur Kuvendit, për çka ose janë të paorganizuar ose po kanë problem me koalicionin Qeveritar, por duhet ti pyesni ata. Lidhur me seancën e sotme, deputetët e VMRO-DPMNE-së debatojnë për pikën e parë për kthimin e tatimit të sheshtë dhe heqjen e tatimit progresiv, që paraqet dështim të politikave të Zoran Zaevit. Askush nuk mund ti kufizojë deputetët të flasin për këtë temë- deklaroi Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE shfrytëzon të gjitha mënyrat për të bllokuar ligjet. Deputeti Kostadin Kostadinov, akuzoi opozitën se pengon ligjet që përmirësojnë jetesën e qytetarëve.

Kur kemi situatë që partia më e madhe opozitare përpiqet në çdo mënyrë të mundshme të bllokojë rritjen e pagave, në çdo mënyrë të mundshme e pamë edhe Vllatko Gjorçevin i cili ka nderin të udhëheq Komisionin për punë dhe politikë sociale, përpiqet të bllokojë rritjen e pensioneve, përpiqen të bllokojnë ligje sistemore në shtet të rëndësishme për qytetarët, atëherë për ç’farë flasim? Le të inkurajohen, le të tejkalojnë interesat e tyre të politikës ditore, të i debatojnë në  pallatin e bardhë të ndërtuar me paratë e qytetarëve- tha  Kostadin Kostadinov, LSDM.

Në fillimin e seancës së sotme, në propozim ligjin për kthimin e tatimit të sheshtë dhe heqjen e tatimit progresiv, për të diskutuar u paraqitën numri më i madh i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ndërsa për çdo diskutim të gjithë paraqiteshin edhe për replika. /Alsat M/