VMRO DPMNE kërkon dorëheqjen e Zaevit, Filipçes dhe Dimitrovit

9

VMRO DPMNE-ja me mbishkrime para Qeverisë kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zv.kryeministrit Nikolla Dimitrov, si akt moral.

Vendin e tyre, sipas partisë opozitare, duhet ta zënë ekspertë të fushave të cilët do të ofrojnë plan për dalje nga kriza gjatë vitit të ardhshëm. Të njëjtin mendim, thonë nga partia e Mickoskit, e ndajnë edhe nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

“Në shtet kemi situatën më të rëndë që nga pavarësia deri më sot, edhe për qytetarët, edhe për sektorin shëndetësor, edhe për sektorin ekonomik dhe, për fat të keq, edhe për europerspektivën. Me dorëheqjen e tyre, ne si shtet do të mundemi të krijojmë mundësi për të formuar qeveri ekspertësh e cila do të punonte më të mirë edhe në shëndetësi, edhe për ekonominë, edhe për euro-integrimet”, deklaroi Antonio Milloshovski nga VMRO DPMNE.