VMRO DPMNE kërkon që 100 mijë eurot e Vitit të Ri, Shilegovi t’i jep për qëllime humane

16

Grupi i këshilltarëve të VMRO DPMNE-së në Bashkinë e Shkupit, kërkon që kryetari Petre Shilegov, 100 mijë eurot e parapara për festën e Vitit të Ri, t’i dedikojë për qëllime humanitare.

Ata gjithashtu kërkojnë që të publikohen donatorët përmes të cilëve, janë siguruar 100 mijë euro.

“Shilegov të sqarojë se si nga festa pa harxhime në shesh, u mblodhën 100 mijë euro për një natë”, thonë këshilltarët e VMRO DPMNE-së.

Ata gjithashtu kërkojnë përgjigje për procedurat e zbukurimit të qytetit, me rastin e festës së Vitit të Ri.