VMRO DPMNE: LSDM-ja për më shumë se tre vjet nuk zbatoi asnjë reformë

7

Partia opozitare maqedonase përmes një kumtese, thekson se për më shumë se tre vjet qeveria e LSDM-së nuk ka zbatuar asnjë reformë.

Sipas tyre, kjo Qeveri nuk punon për të mirën e qytetarëve, por pa kurrfarë turpi lavdërohet se kujdeset për punonjësit e falimentuar.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dinë mirë se punonjësit e falimentuar janë paraqitur si rezultat e qeverive paraprake të LSDM-së. Tani me ndryshimet e Ligjit për të falimentuarit, LSDM-ja tenton në një mënyrë të amnistohet nga politikat e tyre paraprake katastrofale. Kompensimi të cilin punonjësit e falimentuar të cilin LSDM-ja ua premton është i mjerueshëm dhe nuk mund të sigurohet ekzistencë themelore për jetë”, thonë nga VMRO DPMNE.

Ata shtojnë se do të vijë dita kur politikat e LSDM-së dhe Zaevit do të përfundojnë.