VMRO DPMNE: Ndotja e ajrit dje në Shkup theu rekorde

7

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase opozitare VMRO DPMNE thuhet se “Maqedonia po ngulfatet. Zoran Zaev i cili thoshte ‘nuk ka ajër’, tre vite nuk lëvizi as gishtin për ta përmirësuar cilësinë e ajrit”.

“Ndotja e ajrit në Shkup dje theu rekorde, ndërsa Shilegov në emision në vend se të përgjigjet pse nuk ka bërë asgjë ai ofendonte qytetarët”, shprehen nga VMRO DPMNE.

Ndotja e ajrit te qytetet tjera, sipas VMRO DPMNE-së, gati e njëjtë si në Shkup.

“Spitalet po mbushen. Askush asgjë nuk po ndërmerr. Pakujdesi ndaj shëndetit të qytetarëve duhet të ndalojë”, shprehen nga VMRO DPMNE.