VMRO-DPMNE-ja opozitare sot përmes një komunikate për media kanë hedhur akuza mbi kryeministrin Zoran Zaev dhe Qeverinë e tij, përshkak se siç thonë, po bëjnë presion dhe ndjekin gazetarë dhe media të cilat publikojnë dyshime për korrupcion të qeverisë, njofton Zhurnal.
Siç thonë nga kjo parti, dje në polici janë thirrur dy gazetarë, ndërsa një medium përfundoi me emitimin e programit përshkak se Zaev, funksionarë të tij, PSP dhe pronari i mediumit kanë reketuar miliona euro, thonë nga VMRO.
“Për Zaevin e aboluar nuk mjaftoi përndjekja politike që bënte mbi opozitën, dhe tani godet në sferën mediatike. Banda kriminale në krye me Zaev përpiqet të heshtë dhe censuron mediat të cialt zbulojnë krime dhe korrupcion të qeverisë. Plani i njeriut që është sinonim i gënjeshtrave dhe dezinformatave, për luftë kundër dezinformmimit nuk është asgjë përpos se një përpjekje klasike për censurimin e mediave në Republikën e Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, njofton Zhurnal.
Nga kjo parti shtojnë se liria e mediave në Maqedoni është e rrezikuar, nuk ka liri të shprehjes, ndërsa siç thonë, me këtë sjellje të jocivilizuar të qeverisë rrezikohet dhe e ardhmja europiane e shtetit.
“Rasti “reket” është dëshmia më e madhe për kërcënimet dhe shantazhet me të cilat punon qeveria ndaj atyre që nuk mendojnë njësoj. Armiqtë më të mëdhenj të gënjeshtarit Zaev janë ata që e flasin të vërtetën për qeverisjen e tij. Pasi që gazetarët Ljupço Zllatev dhe Goran Momirovski zbuluan mega skandalin me tenderin e trukuar “Leonardo will win”, ata u thërritën për tu marë në pyetje në MPB. Në vend që prokuroria të hetojë këtë rast, në shënjeshtër të institucioneve u gjetën ata që zbuluan krimin e qeverisë”, deklarojnë nga VMRO-DPMNE.
Nga DPMNE thonë se mediat do të mund lirshëm të shprehen vetëm atëherë kur Zoran Zaev do të ikë nga skena politike në Maqedoni./Zhurnal.mk/