Opozitarja VMRO-DPMNE përmes një kumtese për media thonë se Maqedonia është nën udhëheqjen e një grupi kriminal i cili është i udhëhequr nga Zoran Zaev.
Nga VMRO-DPMNE thonë se qytetarët kanë humbur shpresën se do të bëhet më mirë dhe se mund të ketë ekonomi të mirë dhe drejtësi.
Në komunikatën lëshuar mediave nga opozita VMRO-DPMNE shkruan se mungesa e shtetit të së drejtës ka ndikuar negativisht në të gjitha aspektet e jetës tek qytetarët, banda kriminale i ka kthyer investorët e huaj dhe ka devalvuar gjithë aparatin shtetëror në dëm të qytetarëve. Në komunikat thuhet se për dy vjet e gjysmë qytetarët janë dëshmitarë të shumë skandale të pushtetit.