Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, thotë se qëndrimi i partisë së tij për takim eventual të liderëve, është i njohur. Siç thotë ai, pika e parë dhe e vetme e këtij takimi duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sa i përket pikëve që i ka propozuar Zaev, siç janë PPS-ja, Ligji për regjistrim të popullsisë dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Arsovski thotë se së pari duhet të ketë marrëveshje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, e më pas të flitet për pikat të cilat i propozon kryeministri.
“Në lidhje me takimin e liderëve u prononcua edhe lideri Mickoski. Ne jemi të qartë se në atë takim të liderëve pyetje e vetme për të cilën do të bisedohet janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sa i përket ditës dhe lokacionit do të bëhen analiza shtesë brenda partisë kur do të sillet vendim sipas agjendës së kryetarit dhe mundësive kohore”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.