VMRO DPMNE: Për Zaevin më të rëndësishme janë bizneset personale, se sa mirëqenia e qytetarëve

3

Partia opozitare maqedonase VMRO DPMNE, përmes një kumtese për media e akuzon ish-kryeministrin Zoran Zaev për pakujdesi ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Ata thonë se për Zaevin më të rëndësishme janë bizneset personale, e jo mirëqenia e qytetarëve.

“Zoran Zaevi nuk merret me ndotjen e ajrit, vonimin dhe ndërtimin më të shtrenjtë të qendrave klinike në Shkup dhe Shtip, por fokusohet në kontrollimin e drogave dehëse. Niveli i marihuanës së Vices është më i rëndësishëm se data, reformat dhe ndërtimi i rrugëve”, thonë nga VMRO DPMNE.

Ata shtojnë se më 12 prill qytetarët do t’i japin fund politikave kriminale të LSDM-së dhe Zaevit.