VMRO DPMNE: Përfundimisht Zaevi largohet nga pozita që e uzurpoi dhe i solli dëme të mëdha shtetit

9

Partia opozitare maqedonase VMRO DPMNE, përmes një kumtese për media thotë se Zoran Zaevi përfundimisht do të largohet nga vendi, që sipas tyre e uzurpoi pa mos fituar në zgjedhje.

“Përfundimisht Zoran Zaevi largohet nga pozita prej ku i dha dëme të mëdha Maqedonisë. Tre vjet Maqedonia është viktimë e bandës kriminale, në krye me kriminelin e falur Zoran Zaev. Qytetarët nuk duhet sërish të jenë viktima të krimit, korrupsionit, papunësisë dhe paaftësisë”, thonë nga VMRO DPMNE.

Ata shtojnë se Zaevi e ka shndërruar MPB-në në zyrë të LSDM-së, ndërsa ekonomia e ka prekur fundin.

Ndryshe, sot kryeministri Zoran Zaev duhet të jep dorëheqje, që sipas marrëveshjes së Përzhinës qeveria teknike të ketë 100 ditë afat deri në mbajtjen e zgjedhjeve, të cilat janë planifikuar për më 12 prill.