VMRO DPMNE propozon kuadro të reja në Qeverinë teknike

10

Derisa zgjat debati nëse kolonel Kovaçki mund të jetë ministër teknik i Punëve të Brendshme, raportohet se VMRO DPMNE tanimë ka caktuar kandidatët për funksionet tjera në Qeverinë Teknike që u takojnë në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës.

Kështu që pasardhës i Milla Carovskës në Ministrinë për Punë dhe Politikë sociale do të jetë Rashella Mizeahi.

Partia e Mickoskit do të propozoj edhe tre zv. Ministra. Nena Stamenkovska, në Ministrinë e Shoqërisë Informatike. Gordana Dimitrovska, në Ministrinë e Financave dhe Cvetan Tripunovski në Ministrinë e Bujqësisë.