Ligji i ri për ruajtje të rajonit të Ohrit që është dorëzuar deri te Kuvendi nuk është i njëjti që ishte në marrëveshje me ekspertët, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE.
Kjo do të thotë se debatet publike kanë rënë në ujë, ndërsa ekspertët publik janë gënjyer, në mënyrë të njëjtë janë gënjyer edhe UNESKO-ja.
Përveç dispozitave që duhet të vendos Këshilli i ri me Badenter e që është në kundërshtim me Kushtetutën, anëtari i këshillit do të duhet të emërohet përfaqësues prej ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie me bashkësitë. Më interesante është që nuk kërkohet të plotësohet ndonjë kualifikim.
Për këtë shkak, nga partia opozitare kanë kërkuar me urgjencë që të tërhiqet ky vendim ligjor.- thuhet në reagimin e partisë më të madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE.