Vogëlushja thyen rekordin e inteligjencës së Einstein e Hawking – babai tregon se kur e kuptuan se ajo ishte “një gjeni”

54

Një nxënëse e shkollës fillore ka arritur rezultatin më të lartë të mundshëm në një test të inteligjencës – madje duke kaluar Albert Einstein dhe Stephen Hawking.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Freya Mangotra, nga Moseley, Birmingham, e cila është vënë në provë kur ajo ishte 10 vjet e gjysmë në tetor – më i riu i lejuar.

Ndryshe, Einstein besohet se ai ka pasur një IQ prej 160, njëjtë si Hawking.

Babi krenar Kuldeep Kumar tha që rezultati i Freya prej 162 në testin Cattell III B – do të thotë që fëmija i tij i vetëm është zyrtarisht ‘një gjeni’ sipas zyrtarëve në Mensa.

“Ata thanë se është më e larta që mund të marrësh nën moshën 18 vjeç”, ka thënë Dr. Kumar, një psikiatër.

“Nuk dua të bëj shumë presion mbi të, por ne e dinim që në moshë të re, dy ose tre vjeçe, se ajo ishte e talentuar”.

“Ajo i kap gjërat shumë shpejt. Ajo mund të përqendrohet shumë shpejt dhe të kujtojë gjërat – asaj i duhet vetëm të lexojë ose të bëjë diçka një herë për ta mbajtur mend. Ne jemi të bekuar”.

Babai i saj ka treguar se kur vajza e tij e talentuar ishte vetëm tetë vjeçe, ata kishin konkurruar për të parë kush mund të lexonte së pari të shtatë librat e Harry Potter.