Disa minuta pas mesnate me 55 vota “për”, asnjë “kundër” dhe 24 “të përmbajtur” deputetët votuan propozim ndryshimin e buxhetit për vitin 2020.
Nga mjetet e planifikuara në buxhet mes tjerash parashihet realizimini i pakos së katër të masave antikrizë në vlerë prej 470 milion euro për mbështetje të qytetarëve dhe bisneseve për menaxhim me pasojat shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi. Nga ky ribalanc varet pakoja e katërt e masave antikrizë.
Me ribalancin e buxhetit të ardhurat e përgjithshme kapin vlerën 196.3 miliard denarë, apo 3.1 miliard euro. Deficiti buxhetor kap vlerën prej 56.6 miliard denarëve, apo 920 milion euro, gjegjësisht 8,4 përqind nga brutoprodhimi vendorë. /KlanMacedonia