Vuçiqi në Tiranë, proteston Vetëvendosje: “Rama me Serbinë, Kosova me Shqipërinë”

18

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të qëndrojnë në Tiranë për të qenë të pranishëm dhe zhvilluar atë që njihet si takimi i “mini-shengenit ballkanik”.

Kësaj here Rama, Vuçiq dhe Zaev po takohen në Tiranë. Ndërkohë sot në orën 19:00, Rama së bashku me delegacionet pjesëmarrëse do të jenë të pranishëm në Parkun Olimpik.

Nga ana tjetër Lëvizja VV në Tiranë paralel me takimin po organizon një tubim në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, raporton tch.

Ata kanë dalë me parulla të ndryshme, e në mesin e tyre janë edhe: “Afrohu atdheut jo Vuçiçit”, “Kombi digjet, qeveritë krihen”, kurse ka edhe të atillë që kanë shkruar deklaratat e Vuçiqit kur mohonte masakrën e Reçakut.

“Rama me Serbinë, Kosova me Shqipërinë”, janë brohoritjet që po dëgjohen në protestën e VV-së në Tiranë.