Që në fillim të merkatos verore, Paul Pogba kishte shprehur dëshirën për tu larguar nga klubi i Manchester United.
Dhe klubi i Real Madrid mban kryesimin për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez, pasi trajneri i madrilenëve Zinedine Zidane, e ka Pogban një nga më të pëlqyerit e tij për mesfushën. Mirëpo mbi këtë çështje ka folur dhe ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” Wayne Rooney.
Ronney dha një intervistë për “ESPN” në lidhje me të ardhmen e Pogbas.
“Natyrisht, gjithçka varet nga klubi , trajneri dhe lojtari.
Nëse lojtari dëshiron të qëndrojë, ai do të qëndrojë dhe për mendimin tim nëse ai qëndron, ai do të dëshmojë se është një lojtar i shkëlqyeshëm.
Jam i sigurt se drejtuesit e klubit po mendojnë nëse do ta mbajnë Pogban, apo do ta lënë të shkojë “.