Wenger: Salah është lojtar i kompletuar

14

Ish-menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka krahasuar sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah me Lionel Messi dhe e ka quajtur egjiptianin një lojtar të kompletuar.

Salah asistoi tek goli i Naby Keita në fitoren 2-1 të Reds ndaj Monterrey në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube në Katar të mërkurën, duke shkuar në 13 gola dhe shtatë asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat për sezonin.

Dhe Wenger ka mbetur i mahnitur me aftësinë e sulmuesit për të shënuar gola dhe për të asistuar,  duke vlerësuar transformimin e tij nga thjesht një golashënues.

“Më pëlqen evolucioni i tij. Sepse ai pati kundër Monterrey natën e kaluar prekjen e një krijuesi”, ka thënë fillimisht Wenger për beIN Sports.

“Ai krijoi shanse rreth zonës që janë të jashtëzakonshme, [kishte shumë hije] të Messit në të ndaj Monterrey dhe mua më pëlqen që një djalë që mund të shënojë kaq shumë gola gjithashtu bëhet djali që jep asistime”.

“Ky është një lojtar i kompletuar”.

“Kjo është ajo që të gjithë e admirojmë dhe ajo që duam nga lojtarët tanë”, përfundoi legjenda franceze.