Sot shënojmë dy Ilindenët, 1903-ta – 116 vjetori i Republikës së Krushevës dhe 1944-ta, 75 – vjetori i Mbledhjes së KAÇKM, dy shtyllat mbi të cilat themelohet edhe shtetformimi i shtetit dhe mendoj se slogani që u përcaktua në mbledhjen e Këshillit Organizativ në Qeveri në koordinim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me Presidentin e Republikës, nuk mundej të jetë më i përshtatshëm dhe më i qëlluar, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Republikës në Pelnicë.
Kemi, theksoi ai, një shtet të përbashkët dhe të gjithë jemi përgjegjës që ta ruajmë dhe zhvillojmë, për ne dhe për gjeneratat e ardhshme.
“Ky është borxhi ynë ndaj të gjithëve të cilët luftuan për shtet të tillë, shoqëri të të gjithë qytetarëve”, tha Xhaferi.
“Të gjithë jemi fëmijët e Ilindenit”, është koncept i vërtetë i cili i përshkruan vlerat e përbashkëta që i kremtojmë të gjithë, i festojmë, janë vlera që na bashkojnë dhe ndërlidhin, na bëjnë qytetarë krenarë dhe të bashkuar të shtetit tonë të përbashkët, tha Talat Xhaferi në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Republikës në Pelincë. Shteti ynë është bashkim i dallimeve, mozaik unik në të cilin çdo pjesë unike është rritur dhe zhvilluar mbi rrënjët e veta që kanë qenë dhe janë vërtetim i jetëgjatësisë dhe qëndrueshmërisë së popujve që kanë jetuar dhe kanë qenë pjesë e këtij territori.