Xhef Bezos ende është njeriu më i pasur në botë

34
epa07853714 Founder and CEO of Amazon Jeff Bezos participates in the unveiling of an Amazon environmental initiative entitled 'The Climate Pledge', in Washington, DC, USA, 19 September 2019. Amazon's new environmental initiative aims to meet the goals of the Paris environmental agreement ten years early, or in 2040. Amazon has acquired one hundred thousand new electric delivery vehicles as part of that aim. EPA-EFE/MICHAEL REYNOLDS

Drejtori ekzekutiv dhe themelues i Amazonit, Xhef Bezos vitin e kaluar e përfundoi, ndërsa vitin e ri e filloi si njeri më të pasur në botë me pasuri të vlerësuar prej 115 miliardë dollarë.

Bezos në vitin 2019 u shkurorëzua pas 25 vjet martesë, ndërsa me bashkëshorten Makenzi Bezos u dakorduan t’i mbesin katër për qind nga pjesa në gjigantin i cili merret me onlajn shitje me pakicë. Kështu, Makenzi Bezos ka marrë rreth 37 miliardë dollarë dhe u gjet në vendin e 25-të të më të pasurve.

Sipas indeksit për miliarderë të Blumberg, i cili ndjekë 500 njerëz më të pasur në botë, në vendin e dytë është themeluesi i Majkrosoft, Bil Gejts me 113 miliardë dollarë.

Në vendin e tretë është Bernar Arno me 105 miliardë dollarë. Arno është francezi më i pasur dhe drejtor i përgjithshëm i LVMH i cili e kontrollon pothuajse gjysmën e zinxhirit të njohur francez të modës në grupacionin e të cilit, përveç Luj Viton janë edhe brende tjera të njohura.

Pastaj vijon investuesi amerikan Uoren Bafet me 89.3 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e pestë është themeluesi i Fejsbukut, Mark Zakerberg me 78,4 miliardë dollarë.